E ardhmja e Joao Félix është gjithnjë e më larg nga Milani. Sulmuesi portugez, i cili erdhi si huazim nga Chelsea në janar, mund të mos qëndrojë as në Londër, me zërat për rikthimin e tij në Benfica që po shtohen së fundmi.

Sipas gazetës Record, sulmuesi do të donte të kthehej te Benfica.  Tashmë kanë nisur diskutimet me përfaqësuesit e lojtarit të cilët po bëjnë presion që të mund të rikthehet në vendlindje. Felix ka luajtur 9 ndeshje me Milanin në kampionat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb