Ish-deputetja e PD Albana Vokshi ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shihet se një baba kërkon termometër për djalin e tij. Video

Ai dëgjohet në një moment duke thënë: “As termometër nuk keni. Po ju jeni masakër fare”. Pamjet janë marrë nga pediatria e kryeqytetit.

Vokshi shprehet se situata në spitalet shqiptare është e rëndë, kurse shton se Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë bëjnë vetëm propagandë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Albana Vokshit:

Nje video sa nje mije fjale!

“As termometer nuk keni?” Kjo eshte pyetja e nje prindi te deshperuar, femija e te cikit eshte semure, por spitali nuk eshte i afte te perballoje dot nje fluks normal ne pediatri.

Video dhe fotot qe provojme rradhen, ku 100 femije presin te vizitohen ne kushte jo normale, rrezojne propaganden e Edi Rames, i cili po sorollatet neper spitale, i ndjekur vetem nga ERTV-ja e tij personale, ndersa mediat nuk lejohen te verifikojne asgje.

Por propaganda e Rames nuk ndihmon dot femijet e semure qe gjejne ne spital nje realitet krejt tjeter. Ky eshte momenti qe Ministrja e Shendetesise te mos beje ciceronen e propagandes, por te marre mass urgjente per te normalizuar siuaten ne pediatri.

Femijet nuk kane pse paguajne per propaganden e peshtire te Edi Rames!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb