SHBA

Kryeministri Edi Rama teksa ndodhet për një vizitë në New York ka takuar homologun e tij grek Kiriakos Mitzotaqis. Ka qenë vet kreu i qeverisë ai që ka njoftuar për bashkëbisedimin ndërsa ka postuar edhe disa foto.


“OKB, Nju Jork – Me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Mitzotaqis🇦🇱🇬🇷. Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur🤝”, shkruan Rama. Takimi mes dy liderëve vjen pas një deklarate të fortë që bëri kryeministri grek Mitsotakis, e publikuar pak ditë më parë nga Kathimerini.


Kushti i Mitsotakis për të dhënë votën pro Shqipërisë ishte trajtimi i minoritetit grek në vendin tonë.


  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Etiketa: