Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 komentoi mbajtjen e Asamblesë të Partisë Socialiste.

Lubonja theksoi se kryeministri foli me tone të ashpra për opozitën, pas investigimit të RAI3, teksa tha se “opozitën do ta zhdukim”. Sipas Lubonjës, Rama vepron më tepër për shou.

Fatos Lubonja: Edi Rama foli ashpër për opozitën, pas investigimit të RAI3. Asambleja mund të jetë edhe Asamble pune. Kur bëhet realisht punë, nuk bëhet me kaq shumë zhurmë. Më shumë e shoh si akt propagandistik. Kur Rama thotë se jemi shumë mirë, nuk e di se çfarë mund të presim. Rama bën ndryshime për fasadë. Edhe udhëtimet në Athinë dhe në Milano ishin propagandë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: