Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka nisur sot punimet në bregdetin e Durrësit, ndërsa pritet me interes zgjedhja e anëtarëse të Kryesisë dhe Sekretariatit të kësaj force politike.

Gjithashtu Asambleja pritet të përcaktojë edhe drejtuesit politikë të PS-së në qarqe, të cilët do të propozohen nga Kryeministri.

Kreu i Qeverisë u shfaq rreth 1 orë para nisjes së punimeve të Asamblesë, i veshur sportiv, me një dosje në dorë, teksa hynte në ambientet ku do të mbahet mbledhja.

Rama do t’i drejtohet me një fjalim 350 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të partisë, për Kryesinë dhe Sekretariatin.

Në fjalimin e tij, Kryeministri pritet të prekë disa nga çështjet më të rëndësishme. Gazetari Ergys Gjençaj në një raportim për News24 zbuloi disa nga detajet lidhur me mbledhjen e Asamblesë dhe asaj që pritet të ndodhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: