Analisti Arion Sulo në rubrikën “Opinion” në Neës24 ka komentuar mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur edhe drejtuesit politikë të PS-së në qarqe.

Sulo tha se kemi një makijazh veçanërisht në Qarqet Durrës dhe Shkodër, ku drejtues të qarqeve janë vendosur kryebashkiakët Emirjana Sako dhe Benet Beci.

Sulo tha se Sako ka mbajtur një profil të ulët politik, ndërsa Beci nuk njihet si një partiak, pasi ka mbajtur funksione administrative. Në këtë kuadër, analisti tha se fushatën në këto dy qarqe do i bëjnë sërisht ata individë që janë angazhuar edhe në fushatat e mëparshme.
Për Sulon, caktimi i Arbjan Maznikut në Elbasan tregon se ai është një figurë e rëndësishme në kohë fushatash.

Caktimin e Belinda Ballukut si drejtuese politike në Fier, Sulo e konsideron si një rritje të pushtetit të saj në qeveri. “Fieri është qarku i dytë më i madh sa i takon mandateve të deputetëve, kemi një fuqizim të Ballukut”, tha Sulo. Ai tha se me këtë vendim kemi një mbrojtje që Edi Rama po i jep politikisht Belinda Ballukut, pavarësisht se drejtorët e saj janë arrestuar nga SPAK.

Përsa i takon caktimit të 3 drejtuesve politikë në Qarkun e Tiranës, Sulo e konsideron si një spostim apo një ndarje në 3 të përgjegjësive që ka pasur Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: