Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko informoi dje se në Tiranë do të mblidhet në fund të muajit maj të këtij viti, Asambleja Parlamentare e NATO-s. Përmes një postimi në rrjetin social “facebook”, Majko shkruan se takimi do të zhvillohet në datën 27 maj. “Në Asamblenë Kombëtare të Francës. Vendin e fjalës dhe revolucionit evropian. Tanimë është zyrtare, Tirana pret në 27 maj Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, – shkruan Majko në “Facebook”.

Edhe deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, po nga rrjeti social “Facebook”, tha dje se ndihej e kënaqur që Tirana do të jetë mikëpritësja e rradhës e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, për të tepër sipas saj që ka qenë ajo që e ka bërë këtë ftesë në periudhën kur ka qenë kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. “Në fund të majit, do jetë Tirana, mikëpritësja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Do jetë hera e parë, që takimi i Asamblesë së NATO-s, bëhet në Tiranë. Jam e kënaqur, që NATO PA ka pranuar ftesën që i kam bërë kur isha Kryetare Kuvendi”, – shkruan Topalli në “Facebook”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: