Në Asamblenë zgjedhore të zhvilluar këtë mesjavë, Fidel Ylli është rizgjedhur përsëri me një mandat 4-vjeçar, ku do drejtojë Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Me 64 vota pro dhe 3 kundër, Yllit iu besua posti i Presidentit, sakaq Erlind Pëllumbi do të jetë zëvendës.
Vlen të theksojmë se Fidel Ylli ishte i vetmi kandidat. Ky mandat në krye të KOKSH është mjaft i rëndësishëm, pasi ka disa sfida përpara.