Investimet e Bashkisë së Tiranës në nivel kapilar po vijojnë duke prekur çdo rrugicë të kryeqytetit. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar disa rrugë në kryeqytet, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin.

Teksa publikon në rrjetet sociale disa foto nga puna në terren, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thekson se ndërhyrja në rrugën “Teli Ndini” e bën me komode lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Dorë me një – rrugë e re! ?

?Çunat iu përveshën punës në rrugën? “Teli Ndini” për mirëmbajtjen e shtresave asfaltike?, duke e kthyer në më të aksesueshme për lëvizjen e mjeteve dhe kalimtarëve.

Tani po! ?”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Punimet në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por i japin një vlerë tjetër pronës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb