Është e vështirë të mendosh që Mauricio Pochettino do të jetë trajneri i Tottenham edhe sezonin e ardhshëm. Tekniku argjentinas do të paguaj shtrenjtë këtë fillim sezoni negativ, apo disa humbje të shëmtuara si ajo 7-2 përballë Bayern Munich në Champions League. Sipas “Mirror”, në tavolinën e drejtueseve të Tottenham është përpiluar një listë me zëvendësuesit e tij të mundshëm. Të tre trajnerët, më të cilët janë vendosur kontaktet e para, kanë një problem të përbashkët, duhet fillimisht të lirohet nga bankinat aktuale.

Edi
Edi

Emri i parë, sigurisht dhe surpriza më e madhe, është Eddie Howe, i cili po zhvillon një sezon fantastik me Bournemouth.

Nigelsman
Nigelsman

Një tjetër emër, më i riu në moshë, është Julian Nagelsmann, trajneri i Laipzig, por për të mendojnë se fati i tij është i shkruar për të qenë trajner i Bayern Munich.

Ancelotti
Ancelotti

Emri i tretë, më i rëndësishmi, është ai i Carlo Ancelottit. Tekniku italian vlerësohet shumë nga drejtuesit e “gjelave”, e kaluara e tij si fitues në Premier League me Chelsea i jep më shumë kuota. Ancelotti e njeh mirë futbollin anglez, gjithashtu ka një eksperiencë të jashtëzakonshme si trajner. Fati i Pochettinos duket i shkruar por shkarkimi i tij mund të vij më shpejt se sa mendohet. Nëse Tottenham nuk fiton këtë javë në transfertë përballë West Ham, atëherë shkarkimi i tij do të ishte i pashmangshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb