KRUJE– Rreth 1370 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar ditën e sotme në Krujë. Gjatë aksionit të koduar “Krastë 2015”, blutë e Krujës bënë të mundur evidentimin dhe asgjësimin e bimës narkotike, ndërsa është vënë një pranga shtetasi Emirjan Voga, 21 vjeç.

Ndërkaq, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 21-vjeçarit Voga, forcat e policisë gjetën dhe sekuestruar 2 armë zjarri tip automatik, 5 krëhëra dhe 121 fishekë.

Materialet në ngarkim të 21-vjeçarit Emirjon Voga i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb