VLORË- Policia e Vlorës, gjatë një operacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike, ka zbuluar dhe asgjësuar 11 parcela me rreth 1377 bimë narkotike “Canabis-sattiva”.

Në zonën Hidrovor Poro-Delisuf, është konstatuar 1 parcelë me rreth 232 bimë narkotike me lartësi deri në 20 cm, nga policia kufitare e cila është vënë në ndjekje të menjëhershme dhe ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të kultivuesve të këtyre bimëve narkotike. Ata janë shtetasit:

1-Artan K. Korreta, 36 vjeç, banues në fshatin Mekat

2- Albruno A. Arapaj, 23 vjeç, banues në fshatin Cerkovinë

Policia e Vlorës, në vazhdim të operacionit anti-kanabis në fshatin Gorisht, në një zonë të pyllëzuar me pisha, ka konstatuar 7 parcela me 750 bimë narkotike me lartësi deri në 70 cm.

Në fshatin Dushkarak, ka konstatuar 3 parcela me rreth 395 bimë narkotike, me lartësi deri në 40 cm. U bë asgjësimi i plote i bimëve narkotike, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

ASGJËSOHEN 46 BIMË KANABIS NË NJË BANESË NË SARANDË

Policia e Sarandës ka zbuluar 46 bimë narkotike të llojit “Canabis-sativa”. Bima narkotike u zbulua në fshatin Janjar-Sarandë, në një banesë të pa banuar me lartësi 40-50 cm. U bë asgjësimi i plotë i bimëve narkotike me djegie dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

 

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: