TIRANË- Policia e Tiranës ka asgjësuar 181 bimë narkotike kanabis ndërkohë që ka arrestuar në flagrant kultivuesin e tyre. Në kuadër të operacionit policor “Priska 1”, nga ana e Komisariatit të Policisë numër 5, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Durim Hoxha, i cili u kap duke kultivuar dy parcela me Kanabis sativa me 181 bimë, në vendin e quajtur Priskë e Vogël.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: