VLORË- Policia e Vlorës ka zbuluar dhe më pas asgjësuar rreth 2 mijë rrënjë kanabis sativa në fshatin Dhërmi.

Bimët narkotike ishte e mbjellë rreth 5 km larg vendit të quajtur “Panorama” në fshatin Dhërmi në thellësi të një zone të pyllëzuar.

Ende nuk janë identifikuar autorët që kanë mbjellë kanabisin. Lënda narkotike ishte mbjellë në vazo të vogla, të vendosura në sera artizanale. Serat e vogla ishin krijuar me qëllim të rritjes sa më shpejt të fidanëve të bimëve narkotike.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: