TROPOJË- Rreth 2480 bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar nga Policia e Shtetit në dy operacione të ndryshme në Fier e Tropojë. Në kuadër të aksionit në të gjithë territorin e vendit në Fier janë zbuluar dhe më pas janë djegur 1280 bimë kanabisi, ndërsa janë vënë në pranga 3 kultivuesit. Në Tropojë janë asgjësuar 1200 bimë narkotike në kufi me Kosovën dhe ka nisur procedimi penal për kryeplakun e fshatit si dhe është shpallur në kërkim një person tjetër.

ASGJËSOHEN NË FIER 1.280 BIMË KANABIS SATIVA
Blutë e Fierit kanë zbuluar në fshatin Kurjan 1280 bimë narkotike të cilat ishin mbjellë në toka të marra me qira nga Novrus Kuka, Indrit Kuka dhe shtetasi me iniciale R.K, të cilët janë vënë në pranga.

TROPOJË, ZBULOHEN 3 PARCELA ME 1200 BIMË HASHASHI
Policia e Tropojës ka asgjësuar 1200 rrënjë kanabis sativa dhe ka nisur ndjekjen penale për kryeplakun e fshatit Viçidol. Sipas burimeve zyrtare, blutë e Tropojës pas informacioneve të marra në rrugë  operative, kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm, në Malin Lugu i Zi, komuna Tropojë e vjetër,

Si rezultat i kontrollit në afërsi të kufirit me Kosovën, janë gjetur dhe asgjësuar rreth 1.200 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në tre parcela.
Në afërsi të njërës parcelë në një banesë të vjetër, të pabanuar gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur një sasi degës , bimësh narkotike të prera dhe të vendosura për tu tharë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim  e 41-vjeçarit Shkëlqim Pitomina, banues në komunën Tropojë e vjetër, i cili kishte në posedim banesën, ku ishte vendosur për tu tharë bima narkotike. Si dhe filloi procedimi penal ndaj kryeplakut të fshatit, L.T., 39 vjeç, banues në Viçidol, Tropojë për moskallëzim krimi.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: