VLORË– Policia e Vlorës, ka zbuluar dhe ka asgjësuar 5780 rrënjë bimë narkotike e llojit “cannabis sativa” në fshatin Oshtimë. Lënda narkotike me lartësi deri ne 65 cm u zbulua në dy sera në fshatin Oshtimë, në afërsi të pyllit, e vendosur në kubikë dhe gati për tu mbjellë në tokë.

Nga veprime të mëtejshme procedurale ka rezultuar se serat ku u gjet lënda narkotike janë në pronësi të shtetasit Bujar Kamberaj. Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale është përfshirë edhe bashkëshortja e tij Shqiponja Kamberaj,  54 vjeç, e cila u arrestua në flagrancë.

Gjithashtu Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe ka shpallur në kërkim edhe shtetasit:

  1. Bujar Kamberaj, 59 vjeç, banues në fshatin Oshtimë.
  2. Helis Kamberaj, 31 vjeç, i biri.
  3. Henea Kamberaj, 27 vjeç, i biri.

Grupi hetimor ka bërë dokumentimin e plotë ligjor i këtij rasti dhe asgjësimin e lëndës narkotike me djegie. Policia po punon për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: