PUKE- Rreth 860 rrënjë kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar nga policia ditën e sotme në Pukë. 330 bimë kanabis janë gjetur në fshatin Gomsiqe dhe 530 bimë të tjera në Miliskë. Pas konstatimit dhe asgjësimit të bimës narkotike, policia ka shpallur në kërkim kryeplakun e fshatit Gomsiqe në Pukë.

Sipas policisë, kryeplaku i fshatit Gomsiqe akuzohet për shpërdorim detyre.

Ndërkaq, po ditën e sotme janë gjetur dhe asgjësuar 356 bimë kanabis në fshatin Shëndëlli në Sarandë në kuadër të operacionit anti-kanabis të koduar “MANASTIRI”.

Arrestohen poseduesit e tyre, shtetasit: Andrea Gjok Ndoi, 29-vjeç, banues në fshatin Shëndelli; dhe Pjetër Gjok Ndoi, 24-vjeç, banues në fshatin Shëndelli.

Bima narkotike u zbulua në fshatin Shëndëlli, në mesin e pyllit pranë Kishës së këtij fshati, ku u konstatuan rreth 294 bimë narkotike të llojit “Canabis-sattiva” me lartësi deri në 160 cm, të cilat u përkisin vëllezërve të mësipërm.

Gjithashtu gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, janë gjetur:

– 62 bimë narkotike të tjera të mbjella në kubikë dhe në tokë rreth baçes së banesës së këtyre shtetasve.

– 30 fishekë të llojit “automatik model 56”,të kalibrit 7.62 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi i vëllezërve u krye ne flagrancë në banesën e tyre në fshatin Shëndelli për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: