Policia e Shtetit ka vijuar aksionet anti-kanabis dhe gjatë 24 orëve të fundit ka asgjësuar rreth 8648 bimë në qarkun e Shkodrës, atë të Vlorës dhe në rrethin e Mirditës.

Kështu në Shkodër janë evidentuar 20 parcela me rreth 2701 bimë narkotike të kultivuara. Konkretisht në fshatin Vilë, në Temal, Shkodër; në fshatin Serme, në Temal, Shkodër; në fshatin Qerret, në Temal, Shkodër; në fshatin Bratosh, në Kastrat, Malësi e Madhe; në fshatin Lum-Zi, në Pukë; në vendin e quajtur “Bjeshkët e fshatit Mërtur”, në Fushë-Arrëz. Bimët u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.

Në Mirditë janë asgjësuar 2.325 bime narkotike, ndërsa është arrestuar në flagrancë

kryeplaku i fshatit Shpërdhazë Gjergj Gera për “Mos kallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Komisariatit Mirditë kanë konstatuar në territorin e fshatit Shpërdhazë, në territorin e njësisë administrative Kaçinar në vendin e quajtur “Suk Munagje” se ishin kultivuar 2.325 bimë canabis sativa.

Bimët ishin kultivuar në tokë të hapur mes shkurreve dhe janë asgjësuar me anë të djegies.

Në Vlorë policia ka zbuluar dhe asgjësuar 34 parcela me 3.622 rrënjë bimë narkotike “Canabis-sattiva”.

Në fshatin Treblovë, janë asgjësuar 15 parcela me 1772 rrënjë bimë narkotike, të mbjella në vendin e quajtur “Përroi i Veizajve”, me lartësi 15-180 cm.

Në fshatin Lubonjë, Policia ka zbuluar 10 parcela me 1180 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vendin e quajtur “Skotinë”, me lartësi 50-180 cm.

Gjithashtu në fshatin Gjormë, janë zbuluar 4 parcela me 320 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vendin e quajtur “Qafa e Baçelit”, me lartësi 50-180 cm.

Në fshatin Kallarat, Policia ka zbuluar 4 parcela me 300 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vendin e quajtur “Qesarule”, me lartësi 50-180 cm.

Në fshatin Tërbaç, janë asgjësuar 50 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vendin e quajtur “Qafa e Pëllumbit”, me lartësi 80-170 cm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb