VLORË

Policia e Vlorës ka asgjësuar këtë të martë një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike, ndërsa ka vënë në pranga dy persona, të cilët dyshohen si përgjegjës. Sipas policisë, sasi e drogës së mbjellë u konstatua në fshatin Mëkat të njësisë administrative Shushicë.

“Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Vlorës asgjëson disa bimë narkotike dhe vë në pranga kultivuesit e tyre. Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Mekat, Njësia Administrative Shushicë.

Në vijim të veprimeve, janë arrestuar në flagrancë shtetasit B.M., 59 vjeç dhe B.B., 58 vjeç, banues në fshatin Mekat. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim”-njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb