KUKËS- Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, kanë finalizuar me sukses operacioni e koduar “Kërrnaja” duke asgjësuar 2 mijë rrënjë kanabis. Ndërkohë janë arrestuar edhe 3 shtetas të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme. Paraditen e sotme, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kërrnajë, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë evidentuar një serë të kultivuara me rreth 2.000 rrënjë bimë narkotike, nëpër gota plastike.

Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies ku një pjesë  e tyre janë marrë në cilësinë e provës materiale. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Po kështu sot Specialistët për Krimet në Komisariatin Tropojë, kanë arrestuar në flagrancë 2 persona të shpallur në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike. Në pranga janë vënë Imer Brahaj dhe Myrhi Brahaj të dy banues në Tropojë.

Ndërkohë nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin Has në  bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatit Kukës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

-R.H, 43 vjeç, banues në Has, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autori vjedhjeve të disa transformatorëve të energjisë elektrike, konkretisht:

– Më datë14.05.2015 vjedhje transformatori në Kalimash.

– Më datë13.012015 vjedhje transformatori në fshatin Pistë, Mal Zi.

– Më datë 21.07.201 vjedhje transformatori në fshatin Mamëz, Kukës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “Vjedhje”

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: