SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zbuluar dhe më pas asgjësuar sot një sasi të konsiderueshme bimësh narkotike, rreth 2300. Sipas burimeve zyrtare, në fshatin Vjedhë, bashkia Vau i Dejës, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 31 parcela me  2298  rrënjë bimë  narkotike Canabis Sattiva.

Këto bimë u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: