TROPOJË- Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kërrnaja”, duke asgjësuar 1000 bimë kanabisi dhe arrestuar një person. Sipas burimeve zyrtare, gjatë paradites së sotme, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në territorin e fshatit Kërrnajë ishin të kultivuara parcela me bimë narkotike, blutë e Tropojës kanë evidentuar 7 parcela të kultivuara me rreth 1.000 rrënjë bimë narkotike.

Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre janë marrë në cilësinë e provës materiale. Si rezultat i veprimeve të para hetimore të kryera u bë dokumentimi i autorësisë së kësaj vepre penale, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Imer Brahaj, banues në fshatin Kërrnajë, si dhe u bë shpallja në kërkim e tre djemve të tij:

Nuredin Brahaj, Myrhi Brahaj dhe Gjevalin Brahaj, për veprën penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”.

Njëkohësisht filloi procedimi penal në gjendje të lirë për Kryeplakun e fshatit Kërrnajë,  shtetasin M.K., për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë për veprime të mëtejshme.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: