Ekspertët e bombave në Frankfurt kanë asgjësuar me sukses një bombë masive të pashpërthyer nga periudha e Luftës së Dytë Botërore.

Dje në mëngjes afro 60 mijë banorë është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre. Ishte ky evakuimi më i madh në Gjermani prej Luftës së Dytë Botërore.

Në mesin e të evakuuarve kishte edhe pacientë në spitale dhe persona të moshuar.
Zyrtarët i kanë urdhëruar njerëzit që banonin brenda territorit me rreze prej 1.5 kilometrash, që të evakuoheshin, shkruan rel.

Bomba masive britanike ishte zbuluar javën e kaluar në një terren ndërtimi në Frankfurt. Ky qytet është qendra më e madhe financiare në Gjermani.

Më tepër se 70 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Gjermani rregullisht zbulohen bomba të pashpërthyera.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: