Ashley Graham zgjodhi Greqinë për pushimet e saj, së bashku me bashkëshortin e saj, Justin Ervin.
Modelja plus size ka ndarë një sërë fotosh në llogarinë personale në Instagram nga vera e saj me të dashurin dhe mikun e tyre të mirë dhe parukierin, Clint Torres.
Në veçanti, ajo ka publikuar disa story, në të cilat pozon ose e vetme ose me të dashurin e saj, në sfondin e ujërave blu të Jonit.
Në njërën prej fotove që ka postuar ka treguar se ku ndodhen. Siç shkruan ajo, ndodhet në Kefaloni.