Barcelona e ka filluar kampionatin 2018-2019 me këmbën e mbarë, katalunasit fituan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Deportivo Alaves. Skuadra e Ernesto Valverde ishte dukshëm më mirë dhe kjo ishte një fitore aq sa e merituar, aq edhe e lehtë. Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse me shumë raste nga lojtarët vendas. Edhe një herë, atëherë kur skuadrës i duhet më së shumti, në skenë doli Lionel Messi. Ai me një gol të bukur nga gjuajta e lirë i dha epërsinë Barçës në minutën e 64-tërt. Ky ishte goli i 6000-të i skuadrës katalunase në histori të La Ligas, ndërsa vlen të theksohet se Messi ishte i autor edhe i golit të 5000-të në vitin 2009. Për të siguruar këtë fitore u kujdes Philippe Coutinho, i cili shënoi në minutën e 83-të. Messi kishte ruajtur pak nga klasi i tij edhe për fundin e ndeshjes, ai shënoi për 3-0 në kohën shtesë dhe me këtë rezultat përfundoi takimi. Ndeshja e ardhshme e Barcelonës është kundër Valladolidit. (o.k/BalkanWeb)