Skuadra kryeqytetase e Prishtinës ka mundur minimalisht 1-0 ekipin e Lirisë së Prizenit në javën e tretë të “Superligën” së Kosovës.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Armend Dallku në minutën e 86-të të takimit pas një krosi të ish-futbollistit të Partizanit Mentor Mazrekajt. Përballjen ndaj skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi Prishtina e mbylli me 10 lojtarë sepse Debatik Curri u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 71-të.

Pas 3 javësh kampionat, Prishtina renditet e 3-ta me 6 pikë, 1 më pak se Ferronikeli i vendit të parë, ndërsa Liria renditet e 10-ta me vetëm 3 pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb