Ernest Muçi dhuroi një asist në fitoren 2-0 të Besiktas ndaj Konyaspor.

“Ishin tre pikë shumë të rëndësishme. Atmosfera ishte shumë e mirë. Tifozët na mbështetën. Ne luajtëm mirë dhe me mbështetjen e tyre fituam, ndaj jemi të lumtur. Ishte një fitore e mirë para Europës. Tani do të fokusohemi te Lioni dhe derbi, do të vazhdojmë kështu.

Pozicioni në të djathtë? Përtej vendimit të trajnerit, nëse është krahu i djathtë apo i majtë, unë jam këtu që të jap 100%. Gjëja e rëndësishme është të fitojmë si një skuadër dhe për Beshiktashin që të përmirësohet. Individët kalojnë në plan të dytë, gjëja e rëndësishme është skuadra”, tha Muçi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb