Mesfushori i Kombëtares, Medon Berisha dhuroi një asist për Leccen në ndeshjen ndaj Monzës, duke treguar se ka hedhur pas shpine dëmtimin dhe është gati për të dhënë një kontribut të madh për pjesën tjetër të sezonit.
“Sezoni im nisi në ndeshjen me Romën, por për shkak dëmtimi kam humbur shumë takime. Shpresoj që ky i sotmi të jetë një fillim i ri dhe kështu të kem mundësi që të ndihmoj ekipin. Me karakteristikat e mia mund të ndihmoj ekipin në duele si ai i sotmi. Sa i përket aspektit personal më duhet ta pranoj se më ka ndikuar shumë edhe besimi që më ka dhënë trajneri Xhiampaolo”- tha Berisha pas sfidës së fituar 2-1.
(J.S/BalkanWeb)