Myrto Uzuni luajti si titullar ndaj Barcelonës në barazimin 3-3 të Granadës, duke dhënë një kontribut të çmuar për marrjen e një pike, pasi dhuroi një asist. Pas sfidës, sulmuesi kuqezi, Uzuni ka dhënë një intervistë të shkurtër.

“Jemi shumë të lumtur për pikën, kishim nevojë për të. Erdhëm në Barcelonë për të bërë një ndeshje të madhe. Sipas meje e kemi bërë dhe mendoj se edhe mund t’i mposhtnim. Duke luajtur kështu, do të luftojmë në çdo ndeshje për të fituar.

Shpresoj që tifozët të qëndrojnë gjithmonë përkrah nesh, të kenë besim te ne. Do të japim gjithçka në ndeshjen ndaj Almerias. Është një finale për ne dhe do të japim shpirtin për këtë fanellë” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: