Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur në lidhje për negociatat për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Nga Shtëpia e Bardhë, ai tha se “e gjithë jeta e tij ka qenjë një negociatë e madhe”.

“Unë e di kur njerëzit luajnë me ne dhe kur jo,” thotë ai. I pyetur nëse mendonte se rusët po luanin me SHBA-në, ai tha: “Askush nuk po luan me mua. Unë po përpiqem të ndihmoj.”

“Dua t’i jap fund asaj luftës. Mendoj se e shoh atë entuziazëm  mendoj se e shoh nga të dyja palët”, – u shpreh Donald Trump.

Presidenti amerikan vazhdoi duke thënë se “ne kemi një shans vërtet të mirë për të arritur një marrëveshje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb