Mediat e huaja kanë publikuar një video tronditëse ku shfaqet 6-vjeçari Artur, i cili ndërroi jetë nga dhuna barbare e ushtruar nga njerka dhe babai i tij.
Videoja është regjistruar një ditë para vdekjes së vogëlushit, dhe tregon djalin i cili ecën me vështirësi duke qarë dhe thotë “ askush nuk më do mua” dhe “ askush nuk më ushqen mua”.
Babai 29-vjeçar i Arturit Thomas Hughes dhe njerka 32-vjeçare Emma Tustin deklaruan se ai vdiq pasi përplasi kokën, por autopsia zbuloi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.
Prindërit e 6-vjeçarit e kanë privuar nga ushqimi, e kanë lënë në këmbë 14 orë në ditë dhe e kanë detyruar të hajë kripë pa i dhënë ujë.
Fëmija ka patur edhe dëmtime në kokë.
Gjykatës iu dorëzuan edhe dokumente audio nga mesazhet e nënës së tij drejtuar babait, në të cilat djali i vogël dëgjohet duke i bërtitur xhaxhait dhe gjyshes për ndihmë apo edhe duke i kërkuar pak ujë.
(BalkanWeb)