KAVAJË

Marsida Qatja, 30-vjeçarja në shtëpinë e të cilës ndodhi përplasja me armë më 10 tetor ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos shefi i sigurisë së burgut të Durrësit Bledar Toci ka dalë disa herë në media për të folur për versionin e saj të ngjarjes dhe njohjen me personat e përfshirë në konflikt.


Ditën e djeshme ajo u shfaq sërish në një TV dhe kësaj radhe foli dhe për kokainën e gjetur në shtëpinë e saj. Por me sa duket komentet e shumta të njerëzve për të dhe dyshimet kanë sjellë dhe një reagim të 31-vjeçares në rrjetet sociale.


“Askush nuk mund të të lëndojë më shumë se sa lëndon ti veten tënde, duke menduar për gjëra dhe njerëz që nuk vlejnë..!!”, shkruan Qatja në “Facebook”, duke dashur ndoshta t’iu përgjigjet të gjithë kritikëve të saj.


Whatsapp Image 2019 10 15 At 07.38.31
Whatsapp Image 2019 10 15 At 07.38.31

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb