I ftuar në emisionin “Sport News Plus” të gazetares, Daljana Sejdia, në “News 24”, sulmuesi Sebino Plaku, rrëfen dramën që ai dhe ish-shokët e skuadrës te Kamza, po kalojnë pas vendimit të Komisionit të Disiplinës për përjashtimin e skuadrës nga periferia e kryeqytetit.

“Askush nuk e ka mendjen te ne. Nuk e ka FSHF mendjen te ne jo më ekipet. Jemi në pritje të një përgjigje. Kemi bërë një kërkese të gjithë lojtarët e ekipit. Janë lojtarët ata që po vuajnë. Prisnim që të merrnim një përgjigje. Çdo ditë që kalon është shumë e vështirë. Përveç dëmit financiar, është edhe ai profesional. Ekipet do ta kenë të vështirë t’i hedhin sytë nga lojtarët e Kamzës.

Unë jam koherent me të gjithë ngjarjet. Rasti jonë është ekstrem. Mosaktivizimi i lojtarëve është fatkeqësi e madhe. Lojtarët u munduan të ishin jashtë ngjarjes, janë ata që po e vuajnë me tepër se çdo kush në kurriz”, u shpreh Plaku.

Mungesa e motivimit – Ishte mundësi më e mirë për futbollistët e Partizanit që të gjenin motivimin. Emocionet duhet t’i kthenin në pozitive. Nuk mund të flas për më tepër, sepse nuk e kam ndjekur ndeshjen. Diferencat e ekipeve, bëhen te detajet. Partizani duhet të jepte përgjigjen e eliminimit në Kupë. Nuk mund të hyj më tepër në detaje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb