Para ndeshjes ndaj Monacos në Champions, mesfushori i Interit, Kristjan Asllani u ndal të fliste për mediat.

“Kjo është një ndeshje thelbësore, e dimë që na mungon një pikë, por kur zbret në fushë duhet ta bësh për të fituar. Do të jetë thelbësore qasja ndaj ndeshjes. Mendoj se e kemi përgatitur mirë këtë ndeshje, e dimë që Monako është një skuadër agresive dhe me shumë të rinj të fortë, duhet të zbresim në fushë të përqendruar dhe të bëjmë ndeshjen tonë.

Monako na ka frikë? Ky është një çmim i madh pasi do të thotë se kemi punuar mirë. Nuk është e thjeshtë të vish këtu në “San Siro”. Duhet të mundohemi të japim maksimumin në fushë dhe të sigurojmë sa më parë këtë ndeshje”, tha Asllani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb