Edhe pse është ende larg, Interi po mendon për merkaton e verës, ku përvecc afrimeve të mundshme, vëmendje të veçantë meriton edhe merkato në dalje. E ardhmja e Kristjan Asllanit varet nga balanci i klubit, me Interin që shpreson që ta shesë mesfushorin shqiptar për një shifër që shkon rreth 30 milionë euro.

Asllani nuk dëshiron të largohet pasi kërkon të kthehet në protagonist me zikaltërit, por një ofertë e mirë, mund të ndryshojë mendjen e futbollistit dhe mund të bindë Interin.

Duke patur parasysh rivalitetin e madh në mesfushë, Asllani është thirrur në apel vetëm në rastet kur Inzaghi ka patur mungesa.

23-vjeçari u transferua te Interi në vitin 2021 nga Empoli. Në këtë sezon, ai ka luajtur 16 ndeshje në kampionat, nuk ka provuar ende shijen e golit, ndërsa ka dhuruar dy asiste.

Merkato e verës do të tregojë të vërtetën për diamantin kuqezi, i cili mund të ndryshojë mjedis, pasi Interit i duhen para dhe largimi i një futbollisti që nuk është titullar stabël duket zgjidhja e duhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb