Kristjan Asllani i dhuroi fitoren Shqipërisë me golin e tij në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë (0-1). Një nga gazetat më të mëdha në Itali, Gazzetta dello Sport, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Asllani mund Kvarën”.
GDS thekson faktin që mesfushori kuqezi i Interit ia doli të triumfojë ndaj yllit gjeorgjian të Napolit. Të dy futbollistët ishin titullarë dhe bëmë paraqitje mjaft pozitive në skuadrat respektive.