Pas suksesit ndaj Skocisë, Gjermania do të kërkojë një tjetër 3 pikësh në Europian. “Panzerat” do të masin forcat me Hungarinë të mërkurën në orën 18.00, në ndeshjen që do të luhet në Stuttgart.

Ekipi i drejtuar nga Nagelsmann vjen në këtë sfidë e motivuar në maksimum, me stadiumin që pritet të jetë i mbushur me tifozë. Për t’u theksuar fakti se gjermanët nuk kanë fituar tre asnjë nga takimet e fundit kundër këtij rivali, me të besuarit e Marko Rosit që thyen 1-0 këtë kombëtare të madhe në shtator 2022.

Skuadra e Nagelsmann vijon me përgatitjet intensive, ku ditëve të fundit fokusi është përqendruar në aspektin tekniko-taktik dhe në studimin e lojës së kundërshtarit.

Vendi organizator i Europianit vjen në këtë përballje pa asnjë mungesë, ndërsa në krahun tjetër,  mesfushori me origjinë franceze, Nego, është në luftë me kohën për t’u rikuperuar.

Fitorja e mundshme i garanton Gjermanisë një vend për në të 1/16-tat, por përballë do të ketë një rival që do kërkojë pikët e para në grupin A. Arbitri i ndeshjes është caktuar holandezi Makelje.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb