Partizani dhe Teuta do të përballen ditën e hënë në orën 18:00. Kjo sfidë merr jetë në stadiumin “Arena e Demave” dhe vlen për javën e 12-të të Superiores.

Tedi Cara është sulmuesi me më shumë minuta te Partizani, që megjithatë nuk ka gjetur rrugën e rrjetës. Ndërkohë përpara është një sfidë që Cara ka ditur të shënojë.

Prej vitit 2013, kur Partizani u rikthye në Superiore, janë luajtur 44 ndeshje mes Partizanit dhe Teutës në kuadër të elitës së futbollit shqiptar.

Katër herë e ka gjetur Cara golin në këtë takim, ndërsa askush nuk ka shënuar më tepër. Lojtarë të tjerë gjatë këtyre viteve që kanë shënuar 4 gola janë Ekuban, Asani, Batha dhe Kallaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb