Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Pa asnjë rival në garë, Gianni Infantino është rizgjedhur si president i FIFA-s për një mandate të dytë dhe do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2023. Italo-zviceriani ishte kandidati i vetëm dhe në këtë mënyrë 211 anëtarët e FIFA-s nuk iu desh të votonin në Kongresin që po mbahet në Paris.

B2f9cc17d92a94e869d4dbb6e770ee962090f681
B2f9cc17d92a94e869d4dbb6e770ee962090f681

Për të konfirmuar Infantinon në krye të qeverisë botërore të futbollit mjaftoi vetëm miratimi. Infantino mori drejtimin e FIFA-s në vitin 2016, duke zëvendësuar Sepp Blatter të “shkatërruar” nga skandalet. Në fjalën e rastit, presidenti i rizgjedhur preku këtë temë, duke thënë se tashmë në FIFA nuk ka më vend për korrupsion.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: