TIRANE

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur ne Samitin për Ballkanin Perëndimor, mbajtur në Poznan të Polonisë.


“Samiti i Poznanit, nul për Edi Ramën!” shkruan Mehmetaj ndërsa thekson se ajo që u kuptua lehtësisht në Samitin e Poznanit ishte sjellja dëshpëruese e Edi Ramës për të qenë në ndonjë cep fotoje me drejtuesit e Samitit.


“E ndërsa të gjithë Kryeministrat e tjerë të rajonit përfituan projekte të rëndësishme për shtetet e tyre, bablokut tonë as lekët e biletave nuk ia rimbursuan.#FatkeqsiKryeministër” përfundon Mehmetaj reagimin e saj.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb