TIRANE- Dy ditë pas shpalljes së asociacionit të komunave shqiptare në Luginën e Preshevës, ka reaguar edhe deputeti socialist Pandeli Majko. Duke iu drejtuar Tiranës e Prishtinës zyrtare, ish-kryeministri thotë se duhet të kishin reaguar për këtë ngjarje, ndërsa ironizon me problemin e bllokimit të rrushit nga Kosova drejt Shqipërisë.

“Aktualisht problemi kryesor ne marredheniet e Shqiperise me Kosoven eshte… rrushi! Behet fjale per bllokimin e prodhimit te rrushit nga Kosova ne drejtim te Shqiperise. Nuk ma kishte marre mendja qe ne pritje te nje reagimi te perbashket shteteror per deklarimin e shqiptareve te Lugines ne shtetin e Serbise, per krijimin e “ekuivalentes” qe u krijua nga minoriteti serb ne shtetin e Kosoves… problemi do te ishte rrushi!

Duke shpresuar qe Tirana dhe Prishtina do te kene konsultime per kete zhvillim ne Presheve dhe po paten kohe edhe te diskutojne edhe… rrushin! Sigurisht”, shkruan deputeti Majko në rrjetin social “Facebook”.

Pas shpalljes së këtij asociacioni deputetja e parë shqiptare që komentoi këtë ngjarje ishte Mesila Doda, e cila shprehu mbështetje.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb