BELGJIKE- Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange, rekomandon gazetarët të përdorin postën tradicionale, në vend të email-eve, për të evituar përgjimet nga shërbimet sekrete, gjatë një interviste të publikuar sot nga një gazetë belge.

“Rekomandimi im, për personat që nuk kanë 10 vite eksperiencë në kriptografi, është të rikthehen në metodat e vjetra, të përdorin postën tradicionale”, këshilloi ai për të përditshmen “Le Soir”.

Sipas Assange, “gazetarët trajtohen nga shërbimet sekrete njësoj si spiunët”.

“Të njejtat metoda që përdoren kundër spiunazhit, përdoren edhe kundër gazetarëve, për këtë arsye gazetarët duhet të mësojnë metodat e kundërspiunazhit për të mbrojtur burimet e tytre”, vazhdoi ai.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: