Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange i cili ndodhet i burgosur tregon qartë shenja të degradimit në sajë të trajtimit jo human të tij, gjë e cila ka ndikuar në shëndetin e tij.

Assange ka të gjitha simptomat e një personi që i është ekspozuar një torture psikologjike të stërgjatur. Kjo i ka shkaktuar një shkatërrim të situatës fizike pa një mungesë të ndihmës për disa vite, tha ai.

Melzer tha se duke gjykuar nga dy dekata nga eksperienca e tij e të punuarit me të burgosur politik, janë aplikuar disa metoda për të ndikuar në kushtet e Assange. Por çështja e gazetarit sërish e shokoi atë.

“Një individ është izoluar nga disa shtete demokratike, të cilat e persekutonin vazhdimisht, deri në pikën e thyerjes së tij”

Më herët këtë muaj, një gjykatë në Britaninë e Madhe e dënoi themeluesit e WikiLeajs me të paktën një vit. Gjykatat po vendosin tani nëse duhet të ekstradojnë Assange drejt SHBA-së, ku ai është kërkuar për rreth 17 akuza të spiunimit. Ai mund të përfundojë edhe në 175 vite nëse akuzat e nxjerrin fajtor.

Gjithashtu në maj, Suedia rihapi një hetim në lidhje me akuzat për përdhunim të Assange, të cilat ai i mohoi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: