TIRANË

Të ftuarit në emisionin “Real Story” në News 24, u përplasën në lidhje me aksionin  në zonën e Astirit, ku IKMT-ja shembi këtë të martë plot 33 objekte.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, tha se Tiranës i janë vënë duart në fyt dhe nuk po e lejojnë të zhvillojë siç duhet planin urbanistik. Nga ana tjetër analisti, Agron Gjekmarkaj tha se kjo qeveri nuk bën llogari për jetën e qytetarëve të thjeshtë, por iu buzëqeshë atyre që kanë para.

Pjesë nga debati:

Gjekmarkaj: Kjo qeveria ka përkëdhelje ndaj njerëzve që kanë para. Kjo situatë është tragjike.

Mazniku: Këtij qyteti i janë vënë duart në fyt. Kemi 30 vite, që nuk po zbatojmë një projekt që është në 1989  në planin urbanistik. Kemi 30 vjet që nuk bëjmë dy kilometër rrugë. Me ligjet që shteti ka krijuar t’i zbatojë ashtu siç duhet.

Gjekmarkaj: Sot kemi një juntë, kaq! Edi Rama ka bërë  deklaratë që nuk prishen në 2013.  Tha se “edhe Enver Hoxha nëse ngrihet nga varri nuk mund të prishen”.

Mazniku: Ata njerëz (banorët e Astirit) kanë ndërtuar pa leje në krah të rrugës. Nuk kanë shtëpi, por kanë biznese dhe në mendjen e tyre kanë  “pulën që bën vezë të florinjta”. Shtëpia është e zgjidhur për të gjithë, ose janë shpronësuar dhe kanë marrë para, ose të marrin bonues qiraje.

Gjekmarkaj: Shqipëria është bërë rrumpallë urbane në 30 vite!

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb