Aston Villa pësoi disfatë 3-1 ndaj Paris Saint-Germain në Parc des Princes, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e parë të Champions League. Mbrojtësi i krahut të ekipit anglez, Matty Cash, tha pas ndeshjes se ende nuk ka mbaruar asgjë.
“Trajneri Emery na foli në dhomën e zhveshjes dhe tha: ‘është vetëm pjesa e parë. Në shtëpi jemi vërtet të fortë. Jemi të aftë për të shënuar dy ose tre gola në shtëpi.
Ishte një mbrëmje e vështirë. E dinim se do të ishte e vështirë të vinim këtu. Ata dominuan Liverpool-in”, shtoi ai.