Kryeministri Edi Rama, duke folur në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare që mbahen në maj, ka hedhur batuta edhe për kundërshtarët e tij politikë.

Ai është shprehur i bindur se Partia Socialiste e ka të sigurt fitoren, duke shtuar se “lufta’ e vërtetë është ajo për vendin e sytë.

“Kur ata merren me debate dhe seksin engjëjve, ne në territorin e vendit mund të kemi 600 mbledhje organizatash që mund të jenë duke u zhvilluar. Si mund të mundet kjo parti? Lufta për vendin e dytë më duket e fortë. Vendi i dytë nuk është i sigurt për asnjërin”, tha Rama.

“Kështu të bashkuar bashkë Llapaj, Shabani, Qori dhe Shehaj flas si tingëllim më ngatërrohen pak. Nuk ka asnjë kundërshtar apo alternativë në fushë nuk është rrezik, d.m.th. se më kujtohet kur luaja basketboll, nuk ishte rrezik që ne do të na mundte Vllaznia, ishte një mundësi. Zgjedhjet janë si kundërshtar, kundërshtari më i madh i PS, unë e kam thënë, është PS, s’ka tjetër.

Këtu luftohet për vendin e dytë për një arsye të thjeshtë, sepse PS është e vetmja forcë popullore.

Është punuar shumë dhe punohet shumë që të tjetë kjo. Nuk është diçka që ndodh se del në tv. Ne nuk kemi më kohë, unë jo që kam kohë që nuk shoh, për t’ju ndjekur juve, bëjmë mbledhje takime organizime dhe kjo është reale.

Kur ata janë në debate dhe merren me seksin e engjëjve ne kemi 600 mbledhje organizatash që mund të jenë duke u organizuar. Lufta për vendin e dytë është e fortë, vendi i dytë nuk është i sigurt për asnjërin. Më afër vendit të dytë është kush nuk është akoma në garë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb