Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka mbajtur fjalën e tij në Parlamentin e Serbisë në lidhje me arrestimet e ndodhura sot në Kosovë, ku janë prangosur serbë dhe boshnjakë. Vuçiç, duke komentuar arrestimin e serbëve, tha se “ata janë lidhur si kafshë”.

“Qëllimi i arrestimit të sotëm të serbëve në veri ishte që të frikësohen, që të terrorizohen dhe të mos ngrenë kokë përballë shqiptarëve. Qëllimi i vetëm i shqiptarëve është që të marrin veriun. Reagimi i Beogradit po planifikohet”, tha kreu i shtetit serb. Sipas Vuçiç, serbët e arrestuar janë lidhur si kafshë, kurse ata pak shqiptarë të prangosur, janë lejuar që të telefonojnë familjarët.

Ai tha se 25 persona u arrestuan jo për shkak të krimit dhe korrupsionit, por për të zaptuar veriun. Për Vuçiç, qëllimi i vetëm i Prishtinës dhe shqiptarëve është pushtimi i Veriut. Presidenti Vuçiç falënderoi qytetarët serbë në Zubin Potok, duke thënë se ata iu përgjigjen “dhëmbë për dhëmbë” forcave speciale. Aleksandar Vuçiç u shpreh s kishte marrë informacion se në veri të Kosovës janë arrestuar gjithsej 19 serbë dhe boshnjakë, si dhe një shqiptar.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb