Në studion e News 24 kishte një debat mes kryetarit të mini-bashkisë nr 2 në Tiranë Florian Pullazi dhe kreut të FRPD, Besart Xhaferri.
Pullazi deklaroi se Tirana ka ndryshuar dhe sot është europiane. Ndërsa, Xhaferri hodhi akuza, duke thënë se në bashki ka më tepër kameramanë sesa punonjës.
Florian Pullazi: Tirana ka ndryshuar, është bërë europiane.
Besart Xhaferri: Do ta rrëzojmë diktaturën, që kërkon të vendoset. Mbështetësit e Veliajt i binin makinës me tabela. Pse nuk u arrestuan?
Florian Pullazi: Të ka arrestuar njeri ty kur ke protestuar? PD merr në mbrojtje akoma Sali Berishën.
Besart Xhaferri: Jeni në bashki 5 kameramanë për 1 fshesaxhi. Molla e Ftoi keni pasur në krye. Për ty kam respekt se je më afër qytetarëve se ata, por ata janë lubi.
Florian Pullazi: Ne punojmë në bashki. Nëse qytetarët na mbështesin me votë, nuk kemi pse ikim.
(Balkanweb)