Kryetari i Komunitetit të Islamistëve të Serbisë, myftiu i Beogradit Muhamed Jusufspahic ka reaguar ndaj planeve për themelimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Shqipëri.

Jusufspahic, i cili aktualisht është ambasador i Serbisë në Arabinë Saudite, thotë se bektashinjtë nuk janë myslimanë dhe këtë e dëshmon mënyra e tyre e jetesës.

Sipas tij, kryeministri shqiptar Edi Rama e bën këtë për të forcuar “panshqiptarizmin”.

“Bektashinjtë nuk e praktikojnë islamin dhe ata vetë do të thonë se nuk janë myslimanë”, u shpreh Jusufspahic.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb