Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se rishikimi i buxhetit është një politik e konfirmimit të stabilitetit financar e buxhetor të vendit. Ndërsa theksoi tre vecoritë e këtij akti normativ, Balla nuk kurseu akuzat për ish deputetët e opozitës.

“Nisur edhe nga reagime të opozitës lidhur me aktin normativ për buxhetin, dua të them që rishikimi i buxhetit është një politik e konfirmimit të stabilitetit financar e buxhetor të vendit.

Edhe në ekonomitë më të zhvilluara, në gjysmën e dytë të vitit, qeveria vendos të rishikojë buxhetin me qëllim rialokimin e të ardhurave. Ky akt normativ ka tre veçori kryesore: nuk ka ndryshim në të ardhura, nuk prek shpenzimet e përgjithshmë të buxhetit dhe padyshim nuk prek as deficitin.

Jemi në kushtet që niveli i deficitit buxhetor mbetet në kushtet aq sa ishte parashikuar në fillim të vitit, ju nuk keni qenë në këtë sallë, por ata që ishin këtu para jush, kanë bërtitur, kanë qarë me arsyetimin se buxheti i vitit 2019 ishte një buxhet ku do të thellohej deficii. Aspak. Krahasuar me të gjitha vendet e rajonit, ky është defiçiti më stabil në krahasim me vendet e rajonit. Edhe bilanci primar fiskal vijon të jetë tregues pozitiv, madje me sufiçit. Për herë të parë pas 20 vitesh u kthye nga negativ në pozitiv. Ndaj kemi sot një akt normativ, përmes këtij akti rrisim financimin me 4 mld lekë për pushtetin vendor. Pas 30 qershorit ka një mirëadministrim të të ardhurave të pushtetit vendor. Kush ishte skeptik për 30 qershorin, edhe në të dhënat financiare tregon që ka një mirëardministrim të pushtetit vendor.” tha Balla.

(BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb